spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

Vdes në moshën 116-vjeçare gruaja që mbante rekordin si ‘njeriu më i vjetër në botë’

Gruaja japoneze, Tomiko Itooka, e konsideruar si personi më i vjetër në botë nga Guinness World Records, ka vdekur në moshën 116-vjeçare, raporton BBC.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se ajo ka vdekur në një shtëpi të pleqve në qytetin e Ashiya.

Ajo u bë personi më i vjetër në botë pasi Maria Branyas Morera nga Spanja vdiq në gusht të vitit 2024, në moshën 117-vjeçare.

spot_img

Itooka lindi në maj të vitit 1908, gjashtë vjet para Luftës së Parë Botërore.

Ajo u verifikua si personi më i vjetër në botë në shtator 2024 dhe iu dha certifikata zyrtare GWR në Ditën e Respektit për të Moshuarit, e cila është një festë publike japoneze që festohet çdo vit për të nderuar qytetarët e moshuar të vendit.

Itooka përjetoi luftëra botërore dhe pandemi, si dhe përparime teknologjike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit