spot_img
Sunday, March 16, 2025
spot_img

Vdes edhe këngëtari i bendit që përformoi në klubin e natës në Koçan, identifikohet nga bashkëshortja

Andrej Gjorgjieski, vokalisti i DNK-së, ka vdekur jetë si pasojë e plagëve të marra në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku mbrëmë po performonte me grupin e tij.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për SDK një mik i ngushtë i muzikantit. Miku i Gjorgievskit thotë se gruaja e tij, Natalia, e ka identifikuar nga ora që mbante. Ai ishte baba i një vajze dhjetëvjeçare, përcjell Insajderi.

Vladimir Blazev dhe Andrej Gjorgievski ndihmuan familjet me ndihmë sociale t’i paguanin faturat e energjisë elektrike dhe të shërbimeve dhe ushqimit, sipas mediumit.

Zjarri në diskotekën e Koçanit la pa jetë gjithashtu bateristin e DNK-së, Gjorgi Gjorgiev dhe Sara Projkovska, profesoreshë pianoje në Fakultetin e Muzikës dhe vokaliste mbështetëse në grup. Po ashtu i lënduar nga grupi është edhe Vladimir Blazev-Panço, i cili ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në oksigjen.

Në mesin e të vdekurve ishte drejtori i Qendrës Kulturore Aco Shopov dhe kitaristi Filip Stevanovski.

Numri i të vdekurve nga zjarri në disko “Pulse” në Koçan deri më tani është 59 persona të moshës 14 deri në 25 vjeç nga Shkupi, Shtipi, Koçani dhe Probishtipi.

155 persona janë shtruar në objekte të ndryshme shëndetësore në të gjithë vendin, ndërsa 27 të lënduar të cilët janë në gjendje kritike do të transferohen për trajtim në Bullgari, Turqi, Greqi dhe Serbi, tha sot ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit