Tuesday, April 15, 2025
spot_img

Vdes drejtori i kompanisë që menaxhonte diskotekën “Pulse” në Koçan, shkon në 60 numri i viktimave

Numri i viktimave nga tragjedia e zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut, që ndodhi më 16 mars 2025, ka shkuar në 60.

Aleksandar Karadakovski, drejtor i kompanisë “MMM Café DOOEL”, e cila menaxhonte diskotekën, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë incidentit tragjik. ​

Në këtë tragjedi, humbën jetën 59 persona, ndërsa rreth 196 të tjerë u plagosën.

Viktimat ishin të moshës nga 14 deri në 25 vjeç dhe vinin nga qytetet e Shkupit, Shtipit, Koçanit dhe Probishtipit.

Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti të grupit muzikor DNK, kur përdorimi i mjeteve piroteknike shkaktoi zjarrin që përfshiu shpejt të gjithë objektin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit