Atletja olimpike nga Uganda, Rebecca Cheptegei, ka vdekur në një spital kenian ku po trajtohej pasi 80 për qind e trupit të saj u dogj pasi i dashuri i saj e sulmoi me benzinë. Ajo ishte 33 vjeçare.
Një zëdhënës spitali konfirmoi vdekjen e Cheptegei të enjten. Ai tha se vrapuesja në distanca të gjata vdiq herët në mëngjes pasi organet e saj dështuan.
Cheptegei garoi në maratonën e femrave në Lojërat Olimpike të Parisit më pak se një muaj para sulmit. Ajo përfundoi në vendin e 44-të, shkruan CNN.