spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Vdes 32 vjeçari nga Kumanova – Familjarët: I dhanë terapi që i shkaktuan reagim alergjik

Një djalë i ri nga Kumanova në moshën 32 vjeçe ka ndërruar jetë pasditën e së hënës në Spitalin e Kumanovës.

Familjarët thonë se tani më i ndjeri V.A., shkoi për mjekim të thjeshtë dhe gjeti vdekjen, ngaqë ishte alergjik në analgjetik dhe gjatë pranimit të infuzionit, brenda pak minutash i është përkeqësuar gjendja nga reaksione të forta alergjike dhe ka ndërruar jetë.

I pranishëm në repartin kirkurgjik në ato momente ka qenë edhe babai i të ndjerit, i cili, tha se djali i tij ka qenë i evidentuar edhe me dokumente të mjekut amë që nuk guxon ti jepet terapi me substancë analgini.

Sipas familjarëve në turnin e dytë mjeku kujdestar, nuk iu është përmbajtur protokollit mjekësor dhe babai thotë se i ka dhënë dozën analgjetike që dyshohet se i shkaktoi vdekjen.

Rasti është denoncuar në SPB-Kumanovë dhe me insistim të familjarëve trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit