Një grua rreth 56 vjeç, Kumrije Avdiu, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në lagjen “Fan Noli” të Mitrovicës.
E ndjera jetonte e vetë dhe rasti u zbulua kur shoqja e saj, njoftoi Policinë. Pas ndërhyrjes së forcave policore dhe zjarrfikësve, trupi i saj u gjet pa shenja jete.
Fillimisht, nuk u iniciua ndonjë rast penal dhe trupi iu dorëzua familjes. Më pas, vëllai i viktimës kërkoi që ajo të dërgohej në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.Rasti është nën hetim.