spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

Vdekja e tre personave në Badoc, Haradinaj: Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti tragjik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në natën e mbrëmshme.

Haradinaj ka kërkuar nga policia e Kosovës që të zbardhen rrethanat e rastit.

“Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badocit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti. Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta”, tha Haradinaj.

Dyshohet se vdekja e tre personave, erdhi pasi vetura me të cilin po udhëtonin ra në Liqenin e Badocit.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri tek kjo ngjarje tragjike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit