Tuesday, July 22, 2025
spot_img

Vdekja e Martinit, rrëfimi i rrallë i tij: Në lokal, përgatisja nga 120 pula për ushtarët e UÇK-së

Pronari i lokalit ikonik “Te Martini”, Martin Hajdari, ka vdekur sot.

Para tri vitesh, ai kishte bërë një rrëfim të rrallë, teksa kishte rikthyer kujtimet e luftës.

Martini kishte treguar se si ai bashkë me dy shokë të tjerë në vitet 1997 – 1998 në lokalin tij kishin përgatitur edhe ushqim për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën operative të Llapit.

“Në vitet e 90 e kam pas një aparat që përgatisja pula për Majac për zonën operative të UÇK’së në Llap. Mua ma dashke t’i pjek 120 copë pula çdo ditë dhe në mbrëmje vinin i merrnin dhe i çonin në zonë … ka qenë problem se kjo zonë ka qenë e banuar me oficerë e policë serb që banonin në këtë lagje. Dinin kapak diçka që po punonim, por nuk dyshonin shumë meqë isha punëtor i vjetër i hotelerisë. Erdhën policia më veten për pulat, ju thash që i kam për lokal dhe pas do kohe njëri nga policët tha “mos e ngucni”… fati jem që ata kurrë nuk i kanë zënë gjatë rrugës pulat që i dërgonim….”, kishte rrëfyer Martini.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit