Komuna e Skenderajt ka thënë se do të përkujdesen për ceremoninë e varrimit të babait të ish presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi.
Komuna ka publikuar listën e aktiviteteve që do të organizojnë:
Homazhe pranë arkivolit:
Data: 18 mars 2025
Ora: 09:00 – 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Mbledhja komemorative:
Data: 18 mars 2025
Ora: 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Varrimi i të ndjerit:
Data: 18 mars 2025
Ora: 15:00
Vendi: Varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.
E Pamja e familjes Thaçi:
Data: 19 – 20 mars 2025
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
“Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi”, thuhet në njoftim.