spot_img
spot_img
Friday, January 31, 2025
spot_img
spot_img

Vdekja e Gylen, ministri turk i Drejtësisë: Lufta kundër FETO-s do të vazhdojë

Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunç deklaroi se vdekja e kreut të FETO-s nuk do të ndërpresë vendosmërinë në luftën kundër organizatës terroriste, transmeton Anadolu.

Ministri Tunç në llogarinë e tij në median sociale bëri një postim në lidhje me vdekjen e liderit të FETO-s, Fetullah Gülen.

Ai tha se vdekja e kreut të FETO-s nuk do të ndërpresë vendosmërinë në luftën kundër organizatës terroriste. “Përkundrazi, lufta jonë do të vazhdojë me të njëjtën vendosmëri dhe këmbëngulje”, tha Tunç.

spot_img

Ministri Tunç theksoi se secili prej anëtarëve të FETO-s do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë turke.

“Lufta kundër kësaj organizate e cila vazhdon si një problem themelor i sigurisë kombëtare kundër vendit tonë, nuk do të kufizohet vetëm në liderin e FETO-s, por do të vazhdojë me të gjitha elementet dhe shtrirjet e saj. Procedurat gjyqësore që kryhen kundër anëtarëve të FETO-s nuk preken nga vdekja në fjalë dhe gjyqet e kryera kundër drejtuesve dhe anëtarëve të organizatës si dhe mekanizmave gjyqësorë ndërkombëtarë do të ndiqen me të njëjtën vendosmëri”, tha Tunç duke vazhduar:

“Shteti i Republikës së Turqisë, me të gjitha institucionet dhe organizatat e saj veçanërisht gjyqësorin, nuk do të heq dorë kurrë nga pastrimi i mbetjeve të këtij rrjeti tradhtar që ka hapur luftë kundër vullnetit kombëtar. Do të vazhdohet të ndërmerret çdo hap i nevojshëm për paqen dhe sigurinë e kombit tonë dhe çdo anëtar i organizatës tradhtare do të japë patjetër llogari para drejtësisë turke”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit