Familjarë, miq e qytetarë të shumtë sot i janë drejtuar fshatit Burojë të Skenderajt.
Të gjithë po mblidhen bashkë për t’i shprehur ngushëllime familjes Thaçi për vdekjen e kryefamiljarit, Haxhi Thaçi.
Babai i ish-presidentit Hashim Thaçi vdiq mbrëmë, derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në një gjendje të rënduar shëndetësore prej disa muajsh.
E në shtëpinë e familjes në Burojë tashmë janë mbledhur shumë familjarë e emra të njohur të vendit kanë shkuar për vizitë.
Bashkë me vëllezërit e ish-presidentit Thaçi, pritjet për ngushëllime po i bën edhe djali i tij, Endriti.