spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Vazhdon përplasja Murati-Bajrami, ministri e quan “redaktore e lajmeve”, deputetja i kundërpërgjigjet “mashtrimeve tuaja po ju vjen fundi”

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se ministri i Financave s’ka përgjigje pasi deputetja tha se Hekuran Murati e bëri për të mashtruar një postim në Facebook lidhur me bonot e Thesarit të diasporës, pa përmendur shifra.

Në kundërreagim, Murati publikoi titullin e një mediumi, duke shkruar se ajo e shkroi vetë lajmin.

“Nuk kalojnë mashtrimet me bono. Prandaj s’keni përgjigje. Ne mungesë të përgjigjes, ministri i dështimeve po ju tregon mediave qysh duhet të publikojnë reagimet e opozitës ku zbërthehen mashtrimet e partisë në pushtet”, shkroi Bajrami sot në një postim në Facebook.

Bajrami i tha ministrit të tregojë “qysh po mashtroni me bono”.

“Jepni përgjegjësi qysh keni mashtru prej bashkimit kombëtar e deri te 160 çerdhet që kurre nuk u ndërtuan. Qytetarët po kërkojnë përgjigje pse mashtruat se do t’i përfundoni rrugët për Gjilan, Mitrovicë e Podujevë”, shkroi ajo.

Deputetja tha se “dikur një deputet i partisë në pushtet pyeste se a ka mashtru kryeministri diçka tjetër pos për energji elektrike”.

“Mashtrimeve tuaja po ju vjen fundi dhe prandaj shkaktojnë dhimbje kur mashtrimet tuaja ua tregoj qytetarëve”, shkroi Bajrami.

Murati shkroi paraprakisht se investimi i diasporës në Bono Thesari të Kosovës e ka rritur zhvillimin e vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit