Wednesday, April 2, 2025
spot_img

Vazhdon përplasja mes Xhenetës dhe Drilonit, replikojnë ashpër në rrjete sociale

Fituesi i Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, ka reaguar në rrjete sociale pasi Xheneta Fetahu publikoi disa biseda private me të, veprim ky që sipas Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është i kundërligjshëm sipas Kodit Penal të Kosovës.

Pas vendimit të Agjencisë, Driloni ka thumbuar Xhenetën përmes një postimi ironik në rrjete sociale. Ai publikoi një foto ku shihej me një dorë të ngritur me gishtin e mesit, duke shkruar: “U zhduk postimi bashkë me gjithë guximin.”

Por Xheneta nuk ka qëndruar pa reaguar. Në një postim të gjatë, ajo ka akuzuar Drilonin për përpjekje për të mbuluar të vërtetën me ndihmën e avokatëve dhe parave.

“Unë guxim e quaj kur dikush përballet me të vërtetën – pa avokatë, pa letra, pa panik. Ti? Ti u fute në lojën e fshehjeve: një gisht plastik si trofe krenarie, mijëra euro për të mbuluar realitetin, dhe një zinxhir shantazhesh e kërcënimesh që – të garantoj – do të dalin në dritë”, shkroi ajo.

Xheneta nuk ndaloi me kaq, por ironizoi edhe më tej veprimet e Drilonit, duke kujtuar sjelljen e tij brenda shtëpisë së Big Brother.

“Kur e pashë gishtin, më kujtua sa herë e përdorje në Big Brother – gati sa s’i kishe ‘zhvirgjëruar’ çunat e shtëpisë me të. Thashë me vete: ‘Uaa, çfarë vajze e guximshme! Ups, më fal – qenke djalë’”, përfundoi ajo.

Përplasja mes dy ish-banorëve të BBVK ka marrë vëmendje të madhe në publik, ndërsa mbetet të shihet nëse ky debat do të vazhdojë edhe më tej.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit