Pas Champions League, radhën e ka gara tjetër prestigjioze, Europa League.
16 skuadra do të përballen, derisa vetëm tetë prej tyre e kalojnë fazën e parë.
Sot do të përballet Athletiv Bibao me Romën, derisa nga loja e parë, italianët kanë një epërsi minimale 2 me 1, ku kjo lojë sonte do të fillojë duke nisur nga ora 18:45.
Pos kësaj, do të kemi edhe tre ndeshje të tjera.
Ajo e Eintracht Frankfurt – Ajax, skuadra gjermane aktualisht është në epërsi nga loja e parë me rezultat 1:2.
Edhe Lazio në ndeshjen e parë ka fituar me rezultat 1:2 ndaj skuadrës çeke Viktoria Plzen.Ndërsa, situatë ndryshon në përballjen mes Olympiacos dhe Bodo Glimt.
Skuadra norvegjeze në përballjen e parë ndaj grekëve ka fituar me rezultat 3:0.
Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhen edhe katër ndeshje tjera.
Lyon – Steaua Bukuresht, në lojën e parë francezët kanë fituar me rezultat 1:3 ndaj skuadrës rumune.
Derisa, Manchester United ka barazuar 1:1 me spanjollët e Real Sociedad.
Ndeshje po ashtu interesante pritet të jetë edhe loja në mes të Glasgoë Rangers dhe Fenerbahçes.
Në përballjen e parë skuadra nga Skocia ka fituar me rezultat 1:3.
Kurse, ndeshja e fundit në program është ajo në mes të Tottenham Hotspur dhe Az Alkmaar, ku epërsi minimale kanë holandezët me rezultat 0:1.