Thursday, March 20, 2025
spot_img

‘Vazhdoj të bëj’, Robert Berisha konfirmon ndërhyrjet estetike

Robert Berisha ka pranuar hapur ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë.

“Nuk kam pritur të dashurën të bëj Botox, vazhdoj të bëj, domethënë ka lloj-lloj komentesh. Kur kam shkuar unë në atë kohë nuk kanë shkuar meshkujt, tani krejt shoqëria ime shkon. Para 5-6 viteve kur e kam parë veten, kam pyetur edhe ato karriget e lëkurës që i kemi në makinë, a është më mirë të kesh gërricje a t’i lustrosh, pse të kesh pesë vija në fytyrë“, ka thënë ai.

Këngëtari deklaroi se nuk do t’ia kërkonte asnjëherë gruas së tij që të bënte ndërhyrje në fytyrë.

“Nuk e besoj që mund t’ia kërkosh, nëse burri e kërkon edhe ka respekt për atë burrë e kisha bërë, edhe unë e kisha bërë për partneren time. Unë s’kisha mundur t’ia kërkoja, sepse të paska dalë prej qejfit.”

Ai theksoi se për pamjen fizike partneren do ta këshillonte vetëm që të humbte peshë.

“Ndoshta në pamjen fizike, sepse është e mirë edhe për shëndet. Nuk është vështirë t’i thuash një njeriu që e do.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit