Tuesday, May 13, 2025
spot_img

Varroset Papa Françesku

Papa Françesku është varrosur, kështu e ka bërë të ditur Zyra e Shtypit e Vatikanit në një deklaratë zyrtare.

Ceremonia e varrimit u zhvillua në Bazilikën madhështore të “Santa Maria Maggiore” në Romë, në një atmosferë të mbyllur dhe të përmbajtur. Sipas njoftimit zyrtar, shërbesa zgjati rreth 30 minuta dhe u karakterizua nga solemnitet i thellë, duke respektuar traditën dhe ritet shekullore të Kishës Katolike.

Në deklaratën e Vatikanit thuhet se, “Riti [i varrimit] u zhvillua në përputhje me parashikimet e Ordo Exsequiarum Romani Pontificis, dokumenti që përcakton procedurat liturgjike për varrimin e një Pape.”

Ceremonia u udhëhoq nga Kardinali Kamerlengo, figura që mban përgjegjësinë për administrimin e përkohshëm të Kishës gjatë vakancës apostolike. Në shërbesë morën pjesë vetëm personat e përmendur në njoftimin përkatës të Zyrës së Celebrimeve Liturgjike, si dhe familjarë dhe të afërm të Papës së ndjerë.

Sipas Vatikanit, ceremonia përfundoi rreth orës 13:30 me kohën lokale, duke i dhënë lamtumirën përfundimtare një prej figurave më të dashura dhe më të respektuara të historisë së fundit të Kishës Katolike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit