Sot (e marte) nga ora 15:15 me ikindi u varros në varrezat e qytetit në Rahovec, Leonora Cena, e vrarë nga bashkëshorti i saj Bekim Nurkasa në Gjermani.
Rasti ka tronditur jo vetëm Rahovecin, por mbarë vendin.
Njoftimin e kanë bërë familjarët me anë të rrjeteve sociale.
Leonora Cena njihej si një femër pozitive, intelektuale dhe e afirmuar, teksa ende nuk dihen motivet që çuan burrin e saj drejt kryerjes së kësaj vepre makabre.