Sot është varrosur sot Sabedin Kryeziu, i zhdukuri në masakrën e Kralanit, derisa ai u gjet më 19 mars të këtij viti.
Përveç Kryeziut, edhe 10 trupa të personave të zhdukur janë gjetur në varrezën masive në Bishtazh.
Këto viktima më 2 prill të vitit 1999, burra e djem shqiptarë, u morën me dhunë nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, në një fushë në Kralan, rrethuar me tanke.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme, komuna e Malishevës mbajti ceremoni varrimi.
“S. Kryeziu është njëri nga tre personat e zhdukur nga Komuna e Malishevës, të cilët u identifikuan përmes analizave të ADN-së, ndërsa vazhdojnë të jenë të zhdukur edhe dhjetëra qytetarët të tjerë të Malishevës. Në homazhe dhe në ceremoninë e varrimit morën pjesë një numër i madh qytetarësh, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, përfshirë Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetarin Vesel Krasniqi, zyrtarë të shoqatës “Kujtesa” për të pagjeturit, klerikë fetarë dhe të tjerë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e komunës.
