spot_img
Thursday, October 24, 2024
spot_img

Valtonen: Finlanda mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen të enjten ishte për vizitë në Kosovë, ndërsa është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Valtonen në një postim në X shkruan se Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë.

“Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë. Pata takime shumë të mira me Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Finlanda mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës. Stabiliteti në rajon është kyç. Ne e kemi prioritet dialogun Beograd-Prishtinë”, shkruan ajo.

Ndryshe, edhe këtë të premte në Kosovë për vizitë do të jetë përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit