spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Ushtari i Tarës: Unë u bëra nervoz nga shtëpia me atë Gjykatë të Beogradit, paraqitem me kënaqësi nëse më thërrasin edhe mua

Xhafer Kadiri, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Rahoveci, foli për paraqitjen e sotme në Gjykatën Speciale të komandantit të tij në luftë, Ismet Tara.

“Komandant Tara është figurë që ne krenohemi me të dhe nuk ka faj se ajo gjykatë është gjykatë e krimit, këdo me vetë prej brigadës ka fjalë të mira (për të). Për mua ajo gjykatë është gjykatë tradhtare” tha ai.

Kadiri tha se u bë nervoz ndërsa nga shtëpia e përcolli paraqitjen e ish-komandantit, i cili refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të Prokurorisë, pasi iu paraqit një dokument në të cilin pretendohet se thuhet se Tara ka pranuar që UÇK-ja “ka kapur civil që dyshoheshin se ishin bashkëpunëtorë dhe pavarësisht nëse ata ishin serbë, romë, apo shqiptarë”.

“Unë jam bërë nervoz prej këtu, qysh mos me u ba nervozë kur i thanë tradhtarë, kjo gjykata e Beogradit”, tha Kadiri.

Për këto deklarata televizive, ai tha se do të paraqitej edhe vetë “me kënaqësi” në Gjykatën Speciale.

“Te këta tradhtar shkoj me kënaqësi. Masi m’i kanë thirrë komandanatat e mi pse mos me shku unë. Ne nuk jemi shku në Nish as në Serbi, ne këtu kemi luftu”, tha ai.

“Ai e mban fjalën nëse thotë nuk deklarohem ai nuk e bën”, tha Kadiri, duke komentuar qëndrimin e ish-komandantit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit