Monday, October 14, 2024
spot_img

Ushtarakët e NATO-s: Goditjet e Ukrainës në thellësi të Rusisë – do të ishin legjitime

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer thotë se ligji për konfliktin e armatosur i jep Ukrainës të drejtën për t’u vetëmbrojtur dhe se sipas tij kjo e drejtë nuk ndalet tek kufiri i vendit.

Komentet e tij vijnë ndërsa administrata amerikane nuk ka pranuar të lejojë që Kievi të godasë në thellësi të territorit të Rusisë, duke përdorur armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara nga Amerika.

Moska ka paralajmëruar se përdorimi i këtyre armëve nga Kievi, do të përshkallëzonte konfliktin përtej Ukrainës.

Komentet e Kreut të Komitetit Ushtarak të NATO-s, holandezit Bauer reflektojnë qëndrimin e disa aleatëve të Shteteve të Bashkuara sipas së cilëve Ukraina ka të drejtën të godasë objektiva në thellësi të territorit rus.

Por deri tani, administrata e presidentit Joe Biden refuzon të lejojë Kievin ta bëjë një gjë të tillë duke përdorur armët e prodhimit amerikan.

“Çdo vend që sulmohet, ka të drejtë të mbrohet. Dhe kjo e drejtë nuk ndalet në kufirin e vendit tënd”, tha admirali Rob Bauer.

“Ushtarakisht ekziston një arsye për t’i bërë këto sulme, për të dobësuar armikun, për të dobësuar linjat e tij logjistike, karburantin, municionet që vijnë në front. Ky është synimi i Ukrainës, nëse është e mundur. Pra, ekziston një arsye e mirë ushtarake përse duhet të bëhet kjo. Ekziston një bazë ligjore për ta bërë këtë. Është edhe ana tjetër e diskutimit, nëse vendet që i japin sistemet e armëve Ukrainës të kenë kufizime në përdorimin e atyre armëve, sepse ata ndihen përgjegjës për ato armë dhe kjo është ajo që ndodh. Disa vende kanë një mendim tjetër. Si një ushtarak them, po, Ukraina ka të drejtë të kryejë këto sulme”, deklaroi më tej ai.

Në të njëjtën linjë mendimi ishte dhe kolegu i tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Çeke, Karel Rehka i cili e bëri të qartë se vendi i tij nuk vendos kufizime të tilla për Kievin.

“Po përsëris atë që tha Admirali Bauer. Jam plotësisht dakord, mendoj se është krejtësisht legjitime dhe ligjore që ukrainasit të godasin objektivat në territorin rus me kusht që të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ligjin e konfliktit të armatosur”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit