spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’

Shefja e Komisionit Evropioan von der Leyen është sëmurë me ‘pneumoni të rëndë’ dhe ka anuluar të gjitha takimet e saj për dy javët e ardhshme, ka njoftuar zyra e saj.

Zëdhënësi Stefan De Keersmaeker deklaroi se agjenda politike e von der Leyen ka ndryshuar, duke përfshirë një fjalim që ajo do të mbante në Lisbonë, si dhe një vizitë në Poloni për fillimin e Presidencës polake të Këshillit Evropian.

“Ajo është diagnostikuar me pneumoni të rëndë”, tha De Keersmaeker në një deklaratë.

spot_img

Megjithatë ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi gjendjen e saj ose shkakun e sëmundjes së saj.

Ndryshe, në moshën 66-vjeçare, von der Leyen sapo kishte nisur mandatin e saj të dytë pesëvjeçar në krye të organit të fuqishëm ekzekutiv të BE-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit