spot_img
Tuesday, February 25, 2025
spot_img

Ups! Kelly dhe Xheneta njihen që jashtë? Ndjekësit publikojnë fotot

Në Prime-n e mbrëmshëm të Big Brother u futën katër banorë të tjerë, ndër të cilët edhe Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Florian.

Por hyrja e tij menjëherë ka bërë që rrjeti ‘të ziejë’ nga aludimet dhe hipotezat, pasi këngëtari ka një njohje të vjetër me Xhenetën, ish-partneren e Gjestit dhe ish-banoren e Big Brother Kosova.

Fansat kanë vënë re se Kelly dhe Xheneta kanë bashkëpunuar më parë, pasi modelja ishte protagonistja e një prej videoklipeve të tij të publikuar gjatë verës, në bashkëpunim me Stiv Bokën.

Kjo ka ngritur spekulime mbi marrëdhënien e tyre dhe nëse miqësia e tyre do të ketë ndonjë ndikim në strategjinë e Kelly-t brenda shtëpisë.

Një aspekt tjetër që e bën këtë hyrje edhe më interesante është raporti mes Xhenetës dhe Gjestit.

Ky i fundit është shprehur i zhgënjyer nga modelja, sidomos pas një deklarate të saj në FanClub, ku u shpreh se kishte menduar që Gjesti “do ta priste jashtë”.

Tashmë, pritet të shihet nëse Kelly do të afrohet me Gjestin apo nëse miqësia e tij me Xhenetën do të ndikojë në dinamikat e lojës brenda shtëpisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit