Xhavit Haliti nga PDK i cili në zgjedhjet e fundit nuk mori votat e mjaftueshme për tu bërë deputet ka folur për rezultatin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe sagës së mos certifikimit të zgjedhjeve.
Ai ka thënë se në të gjitha zgjedhjet e kaluara rezultati është dhënë thuajse në natën e parë dhe se votat janë numëruan në qendrat e votimit.
‘’Tani ligji i ri ka tjera komplikime, për të pas një transparenc më të madhe, për të pas një mundësi më pak për të keqkuptu se ka keq përdorime e vjedhje të votave apo s’ka. E kanë vendos bashkë të gjitha partitë, edhe PDK me përfaqësuesit e vet që kanë qenë, e kanë bë këtë ligj. Vet ligji e stërzgjat këtë çështje’’.
‘’Numërimi i votave ka qenë transparent dhe vërejtjet janë ato që janë’’, ka thënë ai.
Haliti ka thënë se nuk është i kënaqur me procesin e zgjedhjeve.
‘’Unë s’jam i kënaqur’’ sepse sipas tij PDK ka hy në zgjedhje me një projekt me të cilin ka pas me dal partia e parë.
Ai ka thënë se mbas luftës kanë pas më shumë si përqindje se sa sot, por nëse krahasohet me zgjedhjet e kaluara edhe sot ‘’kemi më shumë deputet se në zgjedhjet e kaluara. Në raport me zgjedhjet e kaluara ne jem më mirë tani dhe jemi partia e dytë’’.
Ai ka thënë se në PDK nuk ka pasur telashe të brendshme por ka pasur konkurrencë të brendshme.
Ai ka thënë se votat janë koncentru tek kandidatet që vijnë nga ato zonat e përcaktueme.
‘’Fatkeqësisht një pjesë e madhe e Kosovës ose një përqindje regjionesh ose komunash kanë mbet të pa përfaqësuara në grupin parlamentar të PDK-së, ashtu siç kanë mbet edhe tek partitë e tjera’’.