Sunday, October 13, 2024
spot_img

“Unë jam gruaja më e vogël në botë, njerëzit më trajtojnë si një fëmijë, por unë po lulëzoj”

Gruaja më e vogël në botë thotë se është ‘e fortë, e pavarur dhe e sigurt’ pavarësisht madhësisë së saj.

Me përmasa vetëm 62.8 cm dhe me peshë 6 kg, Jyoti Amge ka sfiduar pritshmëritë e njerëzve me një karrierë të mbushur me yje dhe ndjekës të shumtë në rrjetet sociale.

lindur në Nagpur, Indi, 30-vjeçarja ishte një fëmijë me përmasa mesatare deri në moshën pesë vjeçare – ku rritja e saj ngeci nga një sindromë e njohur si akondroplazia.

Në vitin 2009, ajo u kurorëzua si adoleshentja femër më e shkurtër në botë, përpara se të vazhdonte të rrëmbente një Rekord Botëror Guinness në moshën 18-vjeçare si gruaja më e shkurtër që jetonte.

Pavarësisht se është më e vogël se foshnja mesatare njëvjeçare, Jyoti ka ëndrra dhe ambicie të mëdha.

“Kur njerëzit më shohin në TV, bëhen shumë të lumtur sepse nuk kanë nevojë të ndërveprojnë me mua”, tha ajo në një intervistë për Entertainment Tonight . “Kur ata fillojnë të ndërveprojnë me mua, ata më bëjnë pyetje sikur jam një fëmijë ose më trajtojnë si një fëmijë dhe më mbajnë si një fëmijë, dhe kjo është ajo që ata bëjnë gabim, në të vërtetë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit