spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

“Unë jam bija e jote, nga lidhja jashtëmartesore…”/ Zbulohet dokumenti: Feçor Shehu na urdhëroi të zbulonim vajzën nga Elbasani, që..

Grupi Operativ Special që u krijua menjëherë pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiu dhe zëvendësit të tij, Feçor Shehut, në mesin e muajit tetor të vitit 1982, në krye të të cilit ishte zv/ministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, dhe si vartës të tij, Enver Zeneli e Hasan Ulqinaku, ndërmjet masave të tjera, siç ishin; studimi dhe analiza e një numër të madh dosjesh arkivore, që i përkisnin një periudhe të gjatë kohe, (1945-1982), u bëri thirrje dhe u kërkoi edhe disave prej ish-funksionarëve të lartë të udhëheqjes së PPSH-së dhe ish-kuadrove të lartë drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, oficerëve të Sigurimit të Shtetit, etj., që të jepnin me gojë apo shkrim, ato që ata dinin, apo kishin dyshime, lidhur me “veprimtarinë armiqësore”, të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, Llambi Peçinit, Mihallaq Ziçishtit, Llambi Ziçishtit, apo dhe personave të tjerë, me të cilët ata i kishte lidhur puna apo jo, gjatë periudhës që ata kishin shërbyer pranë asaj ministrie, apo në Degët e Brendshme në rrethe, në sektorin e Zbulimit Politik, pranë përfaqësive tona diplomatike të akredituara në shtete të ndryshme të botës, etj., etj.

Ndër ish-funksionarët e lartë të PPSH-së dhe kuadrot drejtuese e oficerët e Sigurimit të Shtetit, etj., që iu përgjigjën kësaj thirrje, duke dhënë dëshmitë e tyre me gojë apo shkrim pranë Grupit Operativ Special, ishin: Liri Belishova, (ish-anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSh-së për propagandë, artin dhe kulturën), Nesti Kerenxhi, (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Punëve të Brendshme), Xhule Çiraku (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Rexhep Kolli (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Zija Kambo (ish-gjeneral-major dhe komandant i Gardës së Republikës), Zoi Themeli (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Nevzat Haznedari, (ish-gjeneral-major dhe Kryetari i Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme), Hekuran Pobrati (ish-kolonel dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit), Feti Smokthina (ish-kolonel dhe Komandant i Gardës së Republikës), Zylfi Saliu (ish-kolonel, oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit, kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe, e deputet i Kuvendit Popullor), Lelo Sinaj, (ish-oficer madhor dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit), Halil Zeneli (ish-kolonel i Sigurimit dhe kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe), Ilo Manushi (oficer madhor dhe shefi Drejtorisë së Kuadrit të Ministrisë së Brendshme), Xhemal Bejto Fasllia, (ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme), Ibrahim Kubati (ish-kuadër i lartë, i dënuar me burg politik, së bashku me të vëllanë, Ali Kubati, ish-nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, shok dhe miq të ngushtë të Myslym Ketës), Mark Dodani (ish-nënkolonel dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit) etj.,  të cilat Memorie.al, i ka publikuar në numrat e kaluar.

Në vijim të publikimit të këtyre letrave, dëshmive dhe raport-informacioneve, të cilat janë me qindra dhe ndodhen në dosjen voluminoze prej disa mijëra fletësh, në ngarkim të ish-ministrit të Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu, e cila ndodhet në fondin e Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, në shkrimin e sotëm, po publikojmë një letër të ish-Punëtorit Operativ, Taras Kroi, (djali i shefit të kabinetit të Enver Hoxhës, Haxhi Kroi), dërguar Grupit Operativ Special, më datën 20 tetor të vitit 1982, ku ai i informon lidhur me disa ngjarje që ia ka dëgjuar nga eprorët e tij, ku ndër të tjera është edhe ajo që ka lidhje me Kostandina Naunin, e cila për vite me radhë, ka shërbyer si infermiere personale e Enver Hoxhës dhe gjithashtu e familjes së tij. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti që po publikojmë në këtë shkrim, së bashku me faksimilet përkatëse.

DOKUMENTI SEKRET ME SHËNIMIN OPERATIV TË OFICERIT TË SIGURIMIT TË SHTETIT TARAS KROI, DËRGUAR GRUPIT OPERATIV SPECIAL NË MINISTRINË E BRENDSHME, LIDHUR ME INFERMIERIN E ENVER HOXHËS, KOSTANDINA NAUNI   

Grupit  Operativ “S e k r e t” Ekzemplar i vetëm

Tiranë, më 20.10.1982    

                                                      SH Ë N I M  – O P E R A T I V 

Më kujtohet se në vitin 1976, ish-zëvendës Drejtori i Drejtorisë së Tiranës, Kadri Ismailati (vdekur në prill 1977), më ka thënë se: “Gjatë viteve 1957, 1958, 1959, kur kam qenë në punë, shefi i Sigurimit të Zbulimit të Kufirit në rrethet Gjirokastër dhe Sarandë, kisha në ndjekje disa përpunime, që lidheshin më Grupin e Teme Sejkos. Bile, nëpërmjet agjenturës që unë mbaja në atë kohë në lidhje, arrita të mësoj se………..!

Në vitin 1959, jam thirrur për të raportuar në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit, për lidhjet që unë përpunoja. Analizën e bëmë tek Kadri Hazbiu, ku midis disa kuadrove kryesorë (emrat nuk m’i ka thënë), ishte dhe Mihallaq Ziçishti.

Emri i……..nuk u përmend fare në këtë analizë, ndonëse ishim mbledhur për zbulimin e plotë të veprimtarisë armiqësore të një grupi armiqësor, pjesëtari së cilës doli dhe……………….!

Nuk m’u durua dhe mbasi dolën të gjithë, u ktheva dhe kërkova takim Kadri Hazbiut dhe duke qenë vetëm i thashë se………..! Ai më tha se; nga e di ti këtë gjë dhe ndonëse kish porositur …………të kishte kujdes, të mos merrte nëpër gojë kuadrot.

Siç më ka treguar Kadri Ismailati, për Teme Sejkon, ka pasur të dhëna nga agjentura e zonës kufitare, por konkretisht, ai pseudonimet nuk m’i ka thënë.

Në vitin 1977, (disa ditë para se të vdiste Kadri Ismailati), rreth datës 15 apo 16 Prill, ish-drejtori i Drejtorisë së Tiranës, Nustret Dauti, më dërgoi në ministri, për një çështje pune. Në korridor, mbaj mënd se jam takuar me Kadri Hazbiun, dhe në distancë, pasi u përshëndeta, i tregova se Kadri Ismailati, kishte vdekur.

Ai ndaloi dhe më tha se Kadriu ka qenë kuadër i aftë dhe i përgatitur, edhe pse nuk kishte shkollë, ishte tip inteligjent dhe mjaft i mprehtë. Ndër të tjera më tha se në vitin 1959, Kadri Ismailati i kishte thënë atij se…….por unë ja mohova vetëm për çështje sekreti, pasi ishte problem qe dije vetëm nga disa kuadro këtu në Ministri.

Me sa kujtoj, rreth vitit 1976 ose 1977, muaji Qershor, me porosi të Kadri Hazbiut, me porosi të një P.Op. të Tiranës, u investuam me një çështje që lidhej me shoqen Kostandina Nauni, infermiere pranë familjes së udhëheqësit kryesor të Partisë. Në analizë dhe detyrën që morëm në Ministri, ishin Feçori, shoku Xhule, Gëzim Hila, kryetar Dege në Elbasan e, dikush tjetër që nuk më kujtohet.

Na u tha se brenda pak ditësh, të merrnim masa për të zbuluar se kush e kishte dërguar një vajzë nga Elbasani në shtëpinë e Kostandinës, e cila mbasi e takoi, iu tha se; ju jeni nëna ime e vërtetë, që më keni braktisur. Na u tha se mos ka ndonjë Kostandinë tjetër me këtë mbiemër, e cila ka lindur fëmijë tjetër jashtë martese.

Nga sqarimi i çështjes, doli se kjo vajzë ishte nga Elbasani e lindur në vitin e 1953, nga Kostandina Nauni, por jo kjo që punon në grupin e udhëheqësit kryesor.

Mendoj se kjo çështje duhet sqaruar, mbasi mund të jetë manipuluar dhe kurdisur me qëllime të caktuara nga Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu, të cilët në se mund ta ekzaktësonin që ishte e vërtetë se Kosntandina Nauni, (që punonte tek grupi i shoqërimit), të kishte lindur (…………………………) këtë me………….!

                               PUNËTORI OPERATIV KROI

SHËNIMI I MINISTRIT TË BRENDSHËM HEKURAN ISAI, MBI RAPORT-INFORMACIONIN E GRUPIT OPERATIV SPECIAL, PËR ÇËSHTJEN E INFERMIERES SË ENEVR HOXHËS, KOSTANDINA NAUNI

Në bazë të dokumenteve që kam lexuar, nuk është kjo Kostandin. Mund të jetë dhe manipuluar, por Kostandina e vërtetë, u gjet sa thuhet në informacion. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit