Ligjëruesi i politikave të BE’së në Paris dhe mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka degraduar në një debat. Ai përderisa po fliste për raportet e Kosovës me BE-në, tha se nuk i merr seriozisht deklaratat e asnjërit ambasador. Për të rëndësi ka veriu.
Deklaratës së tij i ka reaguar, Donjeta Demolli nga Partia Socialedemokrate, e cila i tha se Kraki është veç një verzion “Ali Express”, i Elvis Hoxhës.
Kraki iu përgjigj duke e quajtur veten “bab”.
“Unë jam baba për analiza me të kallxu drejt, jam qeky verzion origjinal“, u shpreh ai.
Ndërkaq, Demolli tha se analisti është veç një propagandues i pushtetit.
“Ju njihni veç si mbrojtës i Albin Kurtit dhe asgjë tjetër“, ka thënë ajo.
Në anën tjetër profesori i VV-së, eskaloi duke ka quajtur Demollin, dibiduze.
“Nuk e kam ditë që është fylli i PSD-së, se nuk isha hi hiç në lidhje direkte“, tha profesori.
Ndërkaq aktivistja ka kërkuar që Kraki të i kërkoj falje për deklaratën që dha ndaj saj.
@rtv.dukagjini Eskalon debati, Kraki thote se eshte BABA per analiza, ia kthen aktivistja e PSD-se: Je version i Ali Expressit
♬ original sound – RTV DUKAGJINI