spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

“Unë i vrava, veç mos më rrehni”, detaje ekskluzive nga ikja dhe deklarimi i motivit të Jon Hotit pas vrasjes në Klinë

Sot mes lotëve e dhimbjes së madhe, i është dhënë lamtumira e fundit të rinjve Albison dhe Rexhep Shlivova, të cilët u privuan nga jeta në një lokal në Klinë, këtë të mërkurë.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta nga burimet e veta, i dyshuari për këtë vrasje të dyfishtë, 19-vjeçari Jon Hoti me të kryer krimin, e kishte gjuajtur armën e zjarrit brenda lokalit dhe është larguar që aty.

I njëjti pasi ka ikur nga vendngjarja, është nisur drejt QKMF-së së Klinës, ku pasi ka hyrë brenda, ka kërkuar ujë, teksa i është rrëfyer mjekëve kujdestar, se është dorasi.

I njëjti burim thotë se, mjekët e QKMF-së me të marrë këtë informacion kanë lajmëruar Policinë e Kosovës.

Dorasi, pas ardhjes së patrullës policore, ishte dorëzuar dhe iu kishte kërkuar policëve që mos ta rrahin.

“Unë i vrava, veç mos më rrehni”, dëgjohet t’i ketë thënë të njëjtëve.

Gazeta po ashtu merr vesh se teksa ishte pyetur se pse e bëri këtë akt, ai para policëve kishte thënë; “më këqyrën keq, do ditë ma herët jemi rrah”.

Ndaj të dyshuarit Gjykata Themelore në Pejë caktoi masën e paraburgimit prej një muaji, teksa rasti u inicua si “Vrasje e rëndë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit