Një video e ukrainasve tregon momentin kur trupat e Kievit përdorin sistemin raketor amerikan HIMARS për të shkatërruar një punishte ruse, e kjo është konfirmuar edhe nga Brigada e 47-të e Mekanizuar Magura e ushtrisë ukrainase.
Ukraina ka goditur në mënyrë metodike asetet ruse, kryesisht depot e naftës dhe rafineritë, në një përpjekje për të ndërprerë aftësinë e Moskës për të financuar luftën.
Duke goditur një punishte ruse, Kievi po rrezikon gjithashtu aftësinë e Rusisë për të vazhduar luftën, duke shtuar mungesën e saj në rritje të pajisjeve.
Ndërsa SHBA-ja dhe Ukraina aktualisht po bëjnë presion për të ndjekur një armëpushim 30-ditor dhe në pritje të vendimit të Rusisë, sulmi i Kievit në një nga objektet e Moskës mund të rrisë tensionet midis vendeve ndërluftuese.
Brigada e 47-të e Ukrainës “Magura” shkroi në Telegram, se dogjën punëtorinë e Brigadës 155 të Marinës ruse.