Ushtria e Ukrainës po thotë se ka goditur rafineritë ruse të naftës në dy rajone gjatë këtyre dy ditëve.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës, në një postim në Facebook ka shkruar se sulmet kishin në shënjestër një rafineri në rajonin Ryzan dhe rafinerinë Novokuibyshev në rajonin e Samara, raporton Sky News.
“Të dy objektet furnizuan me karburant ushtrinë rus edhe rafineria Ryazan prodhoi mesatarisht 840 mijë ton karburant të cilësisë së lartë për motorët e avionëve”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.