Djali i presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, ka komentuar ngjarjet e fundit brenda Lidhjes Demokratike, dhe deklaratat e Avdullah Hotit, cili tha se ka nevojë për lidership të ri brenda partisë. Rugova ka deklaruar se e përkrahin fuqishëm Abdixhikun, dhe se nuk ka përcarje brenda LDK.
“Përkrahim fuqishëm kryetarin Abdixhiku dhe përgëzojmë për rezultatin që ka arritë në zgjedhjet e fundit ku LDK-ja ka pësu ngritje prej më shumë se 6% dhe ka përkrahjen e plotë të familjes sonë”, tha Ukë Rugova.
Sipas Rugovës, brenda LDK-së “nuk ka përçarje”.
“LDK është një parti e hapur ku debati e dialogu gjithmonë ka qenë i hapur edhe duhet me pas parasysh atë që presidenti Rugova gjithmonë e përmendte që të kemi unitet funksional si parti dhe besoj që LDK do të vazhdojë rrugën e fuqizimit të mëtutjeshëm…nuk ka përqarje, shtoi ai.
Reagimet nga brenda LDK kanë vazhduar pasi Avdullah Hoti doli me shkrim ku kërkonte llogaridhënie e përgjegjësi pikërisht nga lidershipi për rezultatin e dobët në zgjedhjet e fundit.
Kundër Abdixhikut doli edhe Agim Veliu, ish-deputeti i LDK’së. Ai kritikoi ata që po e mbrojnë liderin e partisë. Veliu tha se është për keqardhje ta mbrosh dikë që një parti politike po e çon drejt degradimit.
“Të jesh i pafuqishëm të ndryshosh gjendjen në shtëpinë politike, ku kryefamiljari (kryetari) të ka afruar formalisht “afër” vetës nuk është edhe shumë tragjike.