spot_img
spot_img
Saturday, January 25, 2025
spot_img
spot_img

UEFA e hedh poshtë ankesën e Serbisë për dënimet e 11 dhjetorit

Shtëpia e futbollit europian (UEFA) ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë për dënimet e marra për ndeshjen e 15 nëntorit ndaj Zvicrës.

UEFA i kishte dhënë goditje të rënë Federatës së Futbollit të Serbisë më 11 dhjetor të vitit 2024.

Për shkak të shkeljeve të shumta që kishin bërë serbët në ndeshjen Zvicër – Serbi, të zhvilluar më 15 nëntor në Zurich, Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s e kishte gjobitur rëndë Federatën serbe të Futbollit.

spot_img

Dënimet më të mëdha ndaj serbëve ishin për fyerjet ndaj Kosovës e shqiptarëve.

Dhe ato dënime janë vërtetuar të premten nga Organi i Apelimit i UEFA-s.

Federata serbe kishte paraqitur ankesë ndaj vendimit të 11 dhjetorit, ankesë që është refuzuar nga Apeli i Konfederatës Evropiane të Futbollit.

“Refuzohet ankesa e Federatës së Futbollit të Serbisë. Rrjedhimisht konfirmohet vendimi i Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, i datës 11 dhjetor 2024”, shkruan në vendim.

Për sjellje raciste dhe diskriminuese të shikuesve të saj, Federata e Futbollit e Serbisë ishte dënuar që të mos shesë bileta për tifozët serbë për dy ndeshjet e radhës të Serbisë në udhëtim.

Për këtë shkelje, po ashtu Federata serbe u gjobit me plot 50 mijë euro.

Për transmetim të një mesazhi të papërshtatshëm për ngjarje sportive, Federata serbe u gjobit me 25 mijë euro.

Këto dy gjoba kanë të bëjnë me fyerjet ndaj Kosovës e shqiptarëve.

Dënimi prej 25 mijë eurosh është për flamujt e Serbisë mbi hartën e Kosovës, ndërsa ai prej 50 mijë eurosh për thirrjet anti-Kosovë.

Për ndezje të fishekzjarrëve, federata serbe u dënua me 8250 euro. Për hedhje të gjësendeve në fushën e lojës me plot 31 mijë e 500 euro. Për dëmet e shkaktuara në stadium, federata serbe duhet të paguajë 5000 euro.

Pra Federata e Futbollit e Serbisë për shkeljet e shumta të huliganëve serbe në Zurich duhet të paguajë plot 119 mijë e 750 euro.

Për sjellje raciste dhe diskriminuese të ekipit të Serbisë, federata e këtij vendi u gjobit me 40 mijë euro. Pos kësaj Serbia do ta ketë të mbyllur pjesërisht stadiumin për dy ndeshjet e ardhshme si vendëse.

Për hyrje të tifozëve në fushë, Federata serbe u dënua me 10 mijë euro, ndërsa për fishekzjarrë të ndezur me 3000 euro. Për shkeljet në ndeshjen ndaj Danimarkës, Serbia do t’ia paguajë UEFA-s 53 mijë euro.

Serbia ndeshjen e dytë si mysafire e ka ndaj Shqipërisë, më 7 qershor.

Dhe, sipas vendimit të fuqizuar të premten, nuk ka të drejtë të shesë bileta për tifozët e saj për atë ndeshje kualifikuese për Botërorin 2026.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit