spot_img
Monday, March 10, 2025
spot_img

Udhëheqësi sirian thotë se do të mbajnë përgjegjës ata që qëndrojnë prapa gjakderdhjes në Siri

Udhëheqësi i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, është zotuar se do të mbajë përgjegjës këdo që është i përfshirë në dëmet kundër civilëve pas ditëve të përleshjeve ku forcat siriane të sigurisë dyshohet se vranë qindra civilë nga pakica fetare alavite.

Një monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se 830 civilë u vranë në “masakrat” që synonin alavitët në bregun perëndimor të premten dhe të shtunën, raporton BBC.

Në një fjalim të transmetuar në televizionin kombëtar sirian dhe të postuar në mediat sociale, Sharaa, lëvizja rebele e të cilit rrëzoi Bashar al-Assad në dhjetor, premtoi gjithashtu se do të ndiqte besnikët e Asadit.

Sot, teksa jemi në këtë moment kritik, ne e gjejmë veten përballë një rreziku të ri – përpjekjet e mbetjeve të regjimit të mëparshëm dhe mbështetësve të tyre të huaj për të nxitur grindje të reja dhe për ta çuar vendin tonë në një luftë civile, duke synuar ta ndajnë atë dhe të shkatërrojnë unitetin dhe stabilitetin“, tha presidenti i përkohshëm të dielën.

Ne zotohemi se do të mbajmë përgjegjësi, me vendosmëri dhe pa mëshirë, këdo që është i përfshirë në gjakderdhjen e civilëve, që ka tejkaluar kompetencat e shtetit ose shfrytëzon autoritetin për të arritur qëllimet e tij“, shtoi Sharaa në adresim.

Askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe kushdo, duart e të cilit janë njollosur me gjakun e sirianëve, do të përballet me drejtësinë herët apo vonë“.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit