Sunday, July 20, 2025
spot_img

U vesh si fantazmë, deputeti italian përjashtohet nga Parlamenti

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parlamentin italian, pasi një deputet u shfaq i veshur si fantazmë, dhe për pasojë u përjashtua.

Teksa kishte ‘veshur’ një çarçaf të bardhë, deputeti i Partisë Piu Europa, Riccardo Maggi, kishte shkruar “Refrendum”. Kjo ishte një referencë për faktin se si forcat qeveritare ashtu dhe stacionet televizive flasin pak për çështjet që lidhen me të.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Lorenzo Fontana, reagoi menjëherë, duke kërkuar përjashtimin e deputetit nga salla.

Zyrtarët parlamentarë e nxorën Madjin jashtë sallës, ndërsa ai iu drejtua Melonit duke i thënë “A e mbani mend kur i akuzuat qeveritë për heshtjen e referendumeve dhe kufizimin e pjesëmarrjes? Ishte viti 2016 dhe 2022.” Ndërkohë Georgia Meloni e pa incidentin me buzëqeshje, raporton TCH.

Referendumi që do të mbahet më 8 dhe 9 qershor do të ketë të bëjë me ndryshimet në legjislacionin për marrjen e shtetësisë italiane, si dhe me heqjen e disa dispozitave që lidhen me punësimin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit