Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku u vendos një arkivol para shtëpisë së një familje në Viti.
Zëdhënësi rajonal i Gjilanit, Valon Osmani, ka deklaruar se arkivoli ishte i zbrazët dhe se kanë filluar hetimet për këtë rast.
“Njësite policore relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit” – ka thënë ai.