Ka disa ditë që në rrjet është komentuar një fotografi e publikuar nga Blero dhe Santiana.
Përveç shoqërisë mes tyre ka pasur thashetheme se ndoshta ka lindur ndonjë romancë.
I ftuar në “Krejt n’debat” ai tha se këto janë thjeshtë aludime dhe nuk qëndron e vërtetë.
“Për Santin kam shumë respekt, është një vajzë shumë e mirë edhe nuk ka asgjë. Ka qenë një takim i rastësishëm. Thjesht takohemi bëjmë fotografi. Kam respekt për të”, shtoi ai duke hequr të gjitha pikëpyetjet që “vluan” në rrjet.