Saturday, April 26, 2025
spot_img

U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt, pacientja: Pajisja ishte false, kontaktova me kompaninë

Fiori Jaso, vajza e cila shkoi të zbukurohej në klinikën e Xhensila Myrtezajt dhe doli e shpërfytyruar, sikur ta kishin goditur me tehun e thikës, ka bërë një tjetër reagim lidhur me kalvarin e tmerrshëm në Silabel Clinic, kësaj radhe për të vënë drejtësinë në vend.

Në shkrimin e datës 16 mars të këtij viti, treguam se si një kliente kishte vajtur në klinikën Silabel për një trajtim jo invaziv në fytyrë, i cili nuk kishte nevojë për rikuperim, por kishte dalë prej klinikës me shenja të dukshme në fytyrë, si të ishte çjerrë.

Përgjigja për këtë kishte qenë edhe ‘më e dhimbshme’ se shpërfytyrimi i fytyrës, duke treguar se janë një staf, jo vetëm jo profesional, por nuk kanë as etikë në komunikim.

Ditën e sotme Fjori ka reaguar sërish në Instagramin e saj ku, kësaj radhe tregon jo vetëm eksperiencën traumatike, por edhe faktin se ka kontaktuar me kompaninë Merz, e vetmja e cila ka ekskluzivitetin e pajisjeve HIFU dhe përgjigja ishte shokuese: Kompania nuk ka asnjë kontratë me klinikën e Xhensilës, pra si rrjedhojë pajisjet janë kineze, ku në vend që të ‘vesh vetulla, nxjerr sy’.

Përsa i përket stafit, ai është një ‘hall’ më vete, pasi para trajtimit, askush nuk është interesuar të dijë nëse pacientja vuante nga ndonjë sëmundje, apo mos ishte shtatzënë, pasi është kategorikisht e ndaluar të përdoret në të tilla raste.

Dhe në fund…..një bllok. Stafi i Silabel Clinic nuk e ka marrë mundimin jo vetëm ta sqarojë (le që, ç’do sqaronte), por as ta rimbursojë pacienten (në këtë rast vetëm kliente), e cila të vetmen dritare denoncimi ka patur rrjetet sociale.

U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit