Është ndaluar nga policia një nga dy personat e shpallur në kërkim për blerje votash në qarkun e Kukësit.
Mësohet se bëhet fjalë për të dyshuarin Kalosh Peposhi i cili u shpall më herët sot në kërkim së bashku me Gëzim Peposhin.
Kujtojmë se Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Gazmend dhe Kalosh Peposhit, të cilët rezultojnë se janë anëtarë të Partisë Social Demokrate.