Thursday, July 17, 2025
spot_img

U rrëzua me parashutë, Policia merr masa ndaj ish banorit të BBVA

Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku Xhonatan Islami, i njohur si partneri i moderatores Roza Lati dhe i apasionuar pas sporteve ekstreme, u rrëzua gjatë një hedhjeje me parashutë.

Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta para se të niste një spektakël fishekzjarresh në qytet, duke shkaktuar shqetësim te të pranishmit.

Fatmirësisht, Islami ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka pësuar vetëm lëndime të lehta. Ai po trajtohet dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

Roza Lati reagoi menjëherë pas lajmit me një mesazh qetësues në rrjetet sociale, duke shkruar: “Shëndosh e mirë. No panic. Nuk vritet Shqiponja kollaj.”

Megjithatë, pas vlerësimit të ngjarjes, Policia e Himarës ka nisur procedim penal ndaj Xhonatan Islamit për “ulje të rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike”. Materialet i janë referuar Prokurorisë, e cila pritet të vendosë për hapat e mëtejshëm ligjorë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit