spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

U ndërtua nga kinezët – Shembet një pjesë e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ka të lënduar

Pjesa hyrëse e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad është shembur sot. Dyshohet se një numër i madh personash janë lënduar.

Një numër i madh i ekipeve të emergjencës, policë dhe zjarrfikës janë në terren.

Aksidenti ka ndodhur kur janë shembur kolonat që mbështesin strukturën e betonit në fasadën e stacionit hekurudhor.

Vendi ku ka ndodhur shembja është siguruar me shirit policie.Makineritë e punës janë aktualisht në terren duke hequr mbulesën e rënë.

Rindërtimi i stacionit hekurudhor në Novi Sad, gjegjësisht sallës qendrore të tij me sportele, përfundoi në korrik.

Punimet u kryen nga konsorciumi i Hekurudhave Kineze, në kuadër të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad – Suboticë, e cila u mundësoi trenave të lëvizin me shpejtësi 200 kilometra në orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit