spot_img
Saturday, May 17, 2025
spot_img

“U nda padrejtësisht nga ne”, reagon shkolla “Emin Duraku” ku po mësonte 15-vjeçarja që u vra sot nga babai

Viktima e krimit të rëndë të ndodhur në orët e apra të mëngjesit të sotëm, në një banesë në komunën e Prizrenit, është shtetësja turke me vendbanim në Kosovë, 15-vjeçarja Şilan Görenç.

Lajmin e ka konfirmuar shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Prizren, në të cilën viktima kishte tash e disa muaj që po merrte mësim.

Drejtoria e Shkollës teksa shprehu dhimbjen për humbjen e nxënëses së tyre, gjithashtu i shprehen ngushëllime familjarëve e miqve të viktimës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të nxënëses së shkollës sonë nga klasa IX-6, Şilan Görenç e cila filloi rrugën e përjetësisë në këtë mëngjes pranvere, pa na thënë lamturmirë. Një rreze e artë ndriçoi sot për të fundit herë para lindjes së diellit, si shëmbëlltyra më e denjë e tij. Një lule plot jetë dhe ëndrra u shkëput padrejtësisht nga gjiri i shokëve, shoqeve, mësimdhënësve dhe tërë atyre që e njohën dhe ikja e saj pllakosi acar në zemrat e të gjithëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe tërë atyre që e njohën! Nga Drejtoria e Shkollës”, thuhet në reagimin e shkollës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit