Robert Lewandowski ka shqetësuar Barcelonën, pas një lëndimi të pësuar në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Polonisë dhe Kroacisë.
Ai pati një ndërhyrje me portierin Livakovic dhe u desht të largohet para kohe nga fusha, shkruan IndeksOnline.
Por sipas informacioneve nga stafi mjekësor i Barcelonës, lëndimi i Lewandowskit nuk është serioz.
Nga testet mjekësore,është vertetuar se ai ka vetëm një mavijosje të rëndë në këmbën e tij të djathtë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Sevillas.
Aggressive tackle on Lewandowski by Livaković which saw the red card. pic.twitter.com/t22gRVg2us— Barça World (@Fermin6Lopez) October 15, 2024