Në Shtip, Koçan, Çeshinovo-Oblleshevo, por edhe në Shkup dhe qytete tjera të Maqedonisë së Veriut janë varrosur sot viktimat e zjarrit tragjik në klubin e natës “Pulse” në Koçan ditën e diel.
59 persona vdiqën dhe 155 të tjerë u lënduan në këtë incident.
Dhimbja në vendlindjet e tyre nuk mund të përshkruhet. Në sheshe të ndryshme, qytetarët janë parë duke ndezur qirinj dhe duke u lutur për të vdekurit.
Më i riu që ka vdekur në tragjedi ka qenë një 16-vjeçar, ndërsa më i vjetri 48, ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit më 20 mars.
Pjesa më e madhe e viktimave ishin të grup-moshës prej 24 deri në 26 vjeç.
Autoritetet kanë thënë se 10 pacientë janë në gjendje të rëndë, por janë rrezikut për jetë.
Një pjesë e tyre janë duke u trajtuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa disa në vendet fqinje.