Sunday, April 6, 2025
spot_img

“U gjet i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës”, si ndodhi vrasja e policit në Kaçanik?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë mbrëmë në Kaçanik.

Ngjarja ka ndodhur sonte, rreth orës 23:00, në hyrje të ndërtesës ku ai banonte, në rrugën “Idriz Seferi”.

Burimet policore bëjnë të ditur se viktima fillimisht është gjetur i plagosur dhe në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës nga Kaçaniku, të cilët e kanë transportuar policin në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik.

Megjithatë, si pasojë e plagëve të marra, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve dhe është shpallur i vdekur nga mjekët.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës janë njoftuar për këtë ngjarje tragjike.

Hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, por deri më tani nuk dihen motivet e këtij akti.

Policia ka nisur hetimet dhe pritet të japë më shumë informacione në vijim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit