Wednesday, April 9, 2025
spot_img

U gjet e hedhur në një rrugë në Dubai, modelja ukrainase del nga koma

Modelja 20-vjeçare Maria Kovalchuk, e cila u zhduk në mënyrë misterioze dy javë më parë në Dubai , për t’u gjetur pak ditë më vonë e plagosur rëndë dhe e braktisur në anë të rrugës, ka dalë nga koma, sipas ‘Daily Mail’.

Maria Kovalchuk, e cila është 20 vjeç, ishte zhdukur për tetë ditë pasi u tha miqve se ishte ftuar në një festë në një hotel më 9 mars.

Ajo kishte vendosur të merrte pjesë në këtë ngjarje me dy burra që u prezantuan si përfaqësues të biznesit të modelingut, raportuan mediat ukrainas.

Kur modelja u gjet pas disa ditësh kërkimi, ajo pati fraktura të shumta në shtyllën kurrizore dhe gjymtyrët e saj.

Sipas njoftimit të policisë së Dubait thuhej se Maria mund të ketë rënë nga një lartësi e madhe. Siç njoftuan miqtë e saj, Kovalchuk doli nga koma dhe është e vetëdijshme, por ajo ende nuk mund të flasë për atë që i ndodhi.

20-vjeçarja është ende duke u trajtuar në një spital të Dubait, pasi është stabilizuar pas një sërë operacionesh dhe fatmirësisht jeta e saj nuk është më në rrezik.

Rrethanat në të cilat u dhunua e reja mbeten të paqarta, por miqtë e saj flasin për një përfshirje të mundshme në një rrjet trafikimi. Ata thanë se ekziston frika se Kovalchuk mund të jetë rrëmbyer dhe detyruar për të bërë seks përpara se autorët ta braktisnin atë.

Policia ukrainase njoftoi të shtunën se ka nisur një hetim zyrtar paraprak për trafikimin e qenieve njerëzore, sipas një dispozite përkatëse të Kodit Penal, i cili parashikon dënime për rekrutimin, transportimin ose fshehjen e viktimave për qëllime shfrytëzimi. Hetimi është duke vazhduar nga Departamenti i Hetimit Kriminal i Policisë Kombëtare në rajonin e Lviv, pa asnjë të dyshuar deri më tani.

Modelja i tha nënës së saj, Anna, se do të qëndronte me këta përfaqësues gjatë natës, por më pas ajo u zhduk. Maria kishte rezervuar një fluturim për në Tajlandë që u nis nga Dubai më 11 mars, por nuk u paraqit në aeroport.

Anna dhe miqtë e shqetësuar më pas, kontaktuan autoritetet lokale të cilët nisën një kërkim për Maria dhe hapën një hetim, teksa ajo mbeti e zhdukur për disa ditë.

Më 19 mars, dhjetë ditë pasi ajo u zhduk, Maria, e rrahur dhe e gjakosur u gjet e hedhur në një rrugë në Dubai me gjymtyrët dhe shtyllën kurrizore të thyera, sipas mediave ruse Shot dhe Life.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe sipas nënës së saj iu nënshtrua tre operacioneve për t’i shpëtuar jetën. Modelja mbetet në gjendje kritike dhe raportohet se nuk është në gjendje të flasë, shkruan DailyMail.

Miqtë dhe familja shpresojnë që ajo të shërohet plotësisht për të folur për sprovën e saj dhe për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur.

Teksa foli për mediat ukrainase, nëna e modeles, Anna tha: “Ekziston një supozim se ajo shkoi në një festë. Por promotori që organizoi këto festa nuk u pa. Sot Maria u gjet në gjendje të rëndë. Ajo nuk ka asnjë dokument, telefon, asgjë, i është nënshtruar tre operacioneve. Dhe nuk mund të flasë.”

Mikesha e Marias, modelja ruse Angelina Doroshenkova, 31 vjeç, tha: “Ne të gjithë shpresojmë për më të mirën dhe jemi shumë mirënjohës për të gjithë ata që morën pjesë në kërkim dhe ndihmuan me informacion.” Ajo po kalonte kohë me Maria në Dubai dhe thuhet se ishte e ftuar në të njëjtën festë më 9 mars, por vendosi të mos shkonte.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit