Këngëtarja Rina Balaj ka bërë homazhe pranë varrit të sportistit të njohur kosovar, Besim Kabashi.
Përmes një ‘story’ në Instagram, Rina postoi një fotografi, ku shihen buqeta me lule pranë muralit të varrit të Kabashit.
Nuk dihet nëse Rina ka ndonjë lidhje familjare me familjen Kabashi – pasi të dy janë nga Istogu – ose thjesht artistja gëzon respekt për karrierën e bujshme të të ndjerit.

Kujtojmë se sukseset e Kabashit në sportin e kikboksit ishin të shumta, kurse falë tij flamuri kuqezi i shqiptarëve është ngritur në majat e ringjeve botërore.
Kabashi e kishte filluar karrierën në kik-box si 17- vjeçar, për të pasur një karrierë të suksesshme, duke qenë më pas kampion i Evropës dhe botës.
Besim Kabashi u gjend pa shenja jete në banesën e tij në Munih në vitin 2011.
