spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

“Turpi ju mbuloftë” – FFK-ja ankohet në UEFA për gazetarin Sadiku, nuk akreditohet për ndeshjen e Kosovës

Gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku, nuk është akredituar për ndeshjen mes Kosovës e Qipros, si pasojë e ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës.

Të paktën kështu ka deklaruar gazetari Sadiku.

Përmes një reagimi në Facebook, Sadiku ka njoftuar se UEFA nuk e ka akredituar për ndeshjen e fundit pasi FFK-ja ishte ankuar ndaj tij.

Sadiku ështe njëri prej gazetarëve më të njohur kosovar, i cili i ka përcjellë dhe raportuar nga pothuajse të gjitha ndeshjet e Kosovës si brenda edhe jashtë vendit.

Postimi i plotë:

ReAgi

Pamje nga ndeshja e parë e Kosovës kundër Haitit në mars të vitit 2014

Prej asaj kohe, në të gjitha ndeshjet e Kosovës në shtëpi, kam qenë në detyrë, duke qenë i akredituar nga UEFA (se sa për FFK-në, do të isha në shtëpi gjatë këtyre viteve).

Për herë të parë pas më shumë se 10 vitesh, dje nuk punova në “Fadil Vokrri”.

UEFA nuk ma dha akreditimin, sepse ishte ankuar Federata e Futbollit tonë.

Në Euro 2024, u ankua zyrtarisht Federata e Serbisë, andaj ma hoqën akreditimin. Që e bëjnë veprimin e njejtë edhe Federata jonë, nuk e kam besuar asnjëherë.

O’ të shkretë… mos k’qyrni me kriju një gogol të jashtëm kinse ai po ua shkakton problemet. Problemin e keni brenda.

O’ të shkretë… mos mendoni se mundeni me ma mbyllë gojën apo me më frikësu, se kot e keni.

O’ të shkretë… unë asnjëherë nuk kam ardhur t’iu bi në gjunjë e t’ju kërkoj falje dhe nuk do ta bëj asnjëherë.

O’ të shkretë… unë nuk do të ndalem, sepse liria e shprehjes është më e shtrenjtë se “buka e gojës”, të cilën ua jepni disave për t’ua “mbyllur gojën”.

Turpi ju mbuloftë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit