Debate i “Jetës në komunë”, nxori në pah një të vërtëtë të dhimbshme që të gjithë asnsablesitët luftojnë për interesin e tyre, e jo të qytetarëve.
Gjatë debatit të kryetarëve të komunave me ansambelistet, ajo që bien në sy pothuajse në çdo komunë është se ansambleistët nuk janë marrë asnjëherë me problemet e qytetarëve, por me sistemimin e bashkëshortëve të tyre nëpër vende të punës kryesisht në arsim, shkruan Gazetakosova.net
Ankesat e tyre kryesisht janë pse gruas time ia ke zvogëluar normën e orëve, pse e ke transferuar gruan nga kjo shkollë në atë tjetrën.
Është sa e turpshme aq edhe e dhimbshme që problemet e hallet e qytetarëve janë në rend të dytë shkruan gazetakosova.net
Më shqetësuese është se shumë drejtorë të drejtorive të ndyshme kanë shpërndarĽ shumë mjete të mëdha, kinse për shoqata për familjarë të vetë dhe kjo vë në dilemë se çfarë punë bëjnë këta drejtorë e ansambleistë, të cilët marrin para nga taksta tonë për të paraqitur hallet e qytetarëve, e këtë mundohen se si të bëjnë përfitime për vete e familjarët e tyre.