spot_img
Thursday, December 5, 2024
spot_img

Tupja: Gjuha shqipe po shkon drejt greminës, pas 100 vitesh shqiptarët do pyesin njëri-tjetrin “A flet shqip”

Shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja, i ftuar më parë në një intervistë në RTSH tha se gjuha shqipe po përjeton momente shumë të vështira deri dhe dramatike aq sa pas 100 vitesh do të pyesë shqiptari-shqiptarin: “a flet shqip”?

“Çështja qëndron në faktin se shqipja, edhe për shkak të globalizmit po shkon drejt greminës. Pas 100 vitesh do pyesë shqiptari- shqiptarin: “a di të flasësh shqip”?
Duhet reaguar. Leksiku i gjuhës shqipe po bombardohet, po ikin fjalë të tëra.

Kryeministri deformon i pari shqipen me fjalë që s’di nga i gjen. S’ka më mënyrë dëshirore në gjuhën shqipe.Habitorja është duke lënguar. Po fshihet. Titrat e mediave janë dramë. Janë analfabetë funksional. Po rrudhet gjuha”, tha Tupja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit