Sunday, October 13, 2024
spot_img

Trupat e tij hedhin në erë urën e dytë, Zelensky: Ukraina ‘po bëhet më e fortë’ në Kursk

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina “po bëhet më e fortë” në Kursk.

Vlerësimi i tij sipas mediave të huaja, vjen pasi trupat e tij – të dielën kanë hedhur në erë një urë të dytë në territorin rus.

Luftimet vazhdojnë në rajonin e Kurskut, ku Ukraina ka ecur përpara që nga fillimi i inkursionit të saj të befasishëm ndërkufitar javën e kaluar.

Por Ukraina mbetet nën presion mbi lindjen e saj të pushtuar.

Sidoqoftë, ofensiva e Kurskut e ka lënë Rusinë të ketë vështirësi për të mbrojtur territorin e saj.

Kyiv duket se ka qëllime të shumta me sulmin, përfshirë edhe rritjen e moralit pas disa muajsh të turbullt.

Ndërkohë një ndihmës presidencial ukrainas tha se inkursioni kishte për qëllim sigurimin e një procesi negocimi “të drejtë”.

Baza e pranisë së Kievit në Kursk “po forcohet” dhe “tani ne po përforcojmë pozicionet tona”, citohet të ketë thënë Zelensky në fjalimin e tij të fundit.

Si pjesë e përpjekjeve për të gjymtuar aftësitë logjistike të Moskës, forcat ukrainase thanë të dielën se hodhën në erë një urë tjetër mbi lumin Seym në rajonin Kursk, me “sulme të sakta ajrore”.

“Aviacioni i Forcave Ajrore vazhdon të privojë armikun nga aftësitë logjistike me sulme ajrore precize, gjë që ndikon ndjeshëm në rrjedhën e operacioneve luftarake”, ka thënë komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykolaiv Oleshchuk në një postim në mediat sociale.

Kjo vjen dy ditë pasi forcat ukrainase shkatërruan një tjetër urë mbi Seym.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Ukraina kishte përdorur raketa perëndimore për të kryer atë sulm, të cilat me gjasë ishin HIMARS të prodhuara nga SHBA.

Ndërkohë grupi i monitorimit ukrainas DeepState tha të dielën se Kievi po bën fitime të mëtejshme në rajonin e Kurskut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit